“Po e zgjedhim sot karate”, mesazhi i deputetit të VV-së kapet nga mediat Lajme Gazeta Express 27/04/2026 23:15 Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar nga Ekonomia Online gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa dërgonte një mesazh lidhur me zhvillimet në këtë proces. Në mesazhin e dërguar, deputeti ka përdorur edhe shprehjen “karate”, duke përmendur më pas edhe mundësinë e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në seancë. “Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ka shkruar ai.
E, lidhur me këtë mesazh të deputetit të VV-së, Ekonomia Online ka pyetur edhe shefen e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Arbërie Nagavcin. Ajo, ka thënë se nuk mund të jep përgjigje në lidhje me këtë çështje