Reagime të ashpra pas seancës: Akuza për shkelje kushtetuese në votimin për president Lajme Gazeta Express 28/04/2026 6:54 Reagime të ashpra pati mbrëmë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku tentativa e Lëvizjes Vetëvendosje për të proceduar me zgjedhjen e presidentit me vetëm 64 deputetë në sallë nxiti akuza për shkelje kushtetuese dhe cenim të rendit juridik. Një nga reagimet më të forta erdhi nga drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, i cili zhvillimet i cilësoi si sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin juridik të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ai e quajti situatën e krijuar “grusht kushtetues”.
“Kjo çfarë po ndodh sonte në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka emër dhe mbiemër: Grusht kushtetues!”, ka shkruar Peci. Reagim pati edhe nga hulumtuesi i KDI-së, Eugen C