Bruno Fernandes barazon rekordin e madh të Ronaldos te Man Utd Mesfushori 31-vjeçar portugez dhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes ka vazhduar të shkruaj histori me klubin nga Old Trafford. Ylli portugez dha asistimin e tij të 19-të të sezonit në Ligën Premier gjatë ndeshjes së javës së 34-të kundër Brentfordit, të fituar me rezultat 2-1 nga Djajtë e Kuq. Ai tani është vetëm një asistim larg thyerjes së rekordit të të gjitha kohërave të ligës në një sezon të vetëm.
Megjithatë, ai tashmë ka barazuar një rekord të madh brenda klubit, duke arritur shifra të njëjta me legjendën portugeze, Cristiano Ronaldo. 🚨🚨| BREAKING: Bruno Fernandes has now EQUALLED Cristiano Ronaldo’s Manchester United goal contributions (140). ✨ pic.twitter.com/oiIx1lNKLQ — centredevils.
(@centredevils) April