Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në dhjetëra fshatrash që të evakuohen në veri, duke thënë se kjo është për sigurinë e tyre pasi Hezbollahu “shkel” marrëveshjen e armëpushimit. “Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollahu, IDF është e detyruar të veprojë me forcë kundër saj”, tha sot në X zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për gjuhën arabe. “Kushdo që është pranë operativëve, objekteve ose pajisjeve ushtarake të Hezbollahut po e vë jetën e tij në rrezik”, tha ai, transmeton Telegrafi.
‘Shenja premtuese’ se Hamasi do të çmilitarizohet – thotë Sekretari i shtetit i SHBA-së Pavarësisht një armëpushimi të shpallur midis Izraelit dhe Libanit, forcat izraelite dhe Hezbol