Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille

Afati kalimtar i verës po nxehet me Mason Greenwood që është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në futbollin evropian. Sulmuesi britanik po kalon formën më të mirë të karrierës së tij te Marseille, ku është bërë lojtari kryesor i repartit ofensiv. Në moshën 24-vjeçare, Greenwood po zhvillon një sezon shumë të mirë, me 25 gola dhe 10 asistime deri tani.

Këto shifra e vendosin atë mes lojtarëve më vendimtarë në Evropë dhe kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të mëdha për të. Një nga klubet më të interesuara është Atletico Madrid, skuadra spanjolle po kërkon të forcojë sulmin me një lojtar me ndikim të menjëhershëm dhe e sheh Greenwood si një profil të përshtatshëm për projektin e Diego Simeone. Klubi madrilen po përgatit një ofertë rreth 60 milionë euro për të testuar qëndrimin e Mars

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *