Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot kanë nisur zyrtarisht punimet e Kosova Finance Forum 2026 (KFF 2026), duke e shndërruar Prishtina në një qendër të rëndësishme të dialogut financiar dhe ekonomik në rajon. Forumi, i cili po konsolidohet si një platformë kyçe rajonale, mbledh vendimmarrës, drejtues institucionesh financiare, investitorë dhe ekspertë ndërkombëtarë me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin në tregjet e Ballkanit Perëndimor. Edicioni i këtij viti vjen me temën “Ndërtimi i besimit në tregjet e Ballkanit Perëndimor”, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë, stabilitet dhe integrim financiar në rajon.
Pas aktiviteteve të rrjetëzimit dhe pritjes zyrtare të zhvilluara më 27 prill, sot po zhvillohen sesionet kryesore dhe diskutimet tematike me pj