Zgjedhja e presidentit, OVL e UÇK-së: Të respektohet Kushtetuta

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar respektim të plotë të rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve. Në një reagim publik, OVL-UÇK thekson se po i përcjell me vëmendje situatën aktuale. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po i përcjell me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Organizata vlerëson se institucionet duhet të veprojnë brenda kornizës kushtetuese. “Respektimi i rendit kushtetues dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë themeli i shtetit tonë”, theksohet në reagim. OVL-UÇK paralajmëron për pasojat e çdo veprimi të diskutueshëm institucional.

“Çdo veprim apo proces që ngjall

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *