Seanca për Presidentin shtyhet sërish, rifillon në ora 19:00

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu , ka njoftuar për një tjetër shtyrje të seancës për zgjedhjen e Presidentit, për shkak të mungesës së opozitës. Ajo tha se përkundër përpjekjeve për të siguruar pjesëmarrjen e deputetëve opozitarë, ata nuk kanë qenë të pranishëm në sallë. “Në këto rrethana për shkak të mungesës së opozitës dhe gjithnjë duke u përpjekur që t’i kemi ata në seancë, unë po ju njoftoj që kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, ka deklaruar Haxhiu.

Shtyrja e radhës vjen në një situatë të tensionuar politike, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse në vazhdimin e seancës do të sigurohet pjesëmarrja e nevojshme për zhvillimin e procesit. /Telegrafi/ Politikë Kosovë Lajme Topics: #haxhiu #shkak #ata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *