“Vendi ynë po punon në dhjetë pika kritike që janë të gjera, dhe njëra prej tyre është reforma e Kodit Zgjedhor”, tha sot ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, i cili po përgjigjej në pyetjen e një gazetari nëse kishte mbërritur Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025. “Një nga pikat specifike është Kodi Zgjedhor, i cili kërkon konsensus më të madh, më të gjerë, nuk mund ta bëjmë brenda natës, vetëm për të përmbushur atë hap. Sepse shumat që po përmendim janë tetë milionë euro për secilin hap.
Megjithatë, a është pjesa financiare motivi kryesor apo përmbushja e një hapi për qëllim të funksionimit të sistemit është qëllimi ynë? Unë besoj se si politikanë duhet të mendojmë për proceset e ardhshme. Sigurisht, pjesa financiare është një infuzion për sistemin tonë f