Nga kompleti i verdhë gjalpi i zonjës së parë, te stolitë me histori mbretërore të Camilla, takimi në Washington u kthye edhe në duel elegance Zonja e parë e ShBA-së dhe bashkëshortja e Mbretit Charles u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë në Washington, gjatë ditës së parë të vizitës së mysafirëve të nderuar nga Britania e Madhe. Monarku britanik udhëtoi për herë të parë për vizitë shtetërore në Amerikë që nga kurorëzimi i tij si mbret më 2023. Melania dhe Donald Trump kishin qëndruar në Londër para shtatë muajsh.
Me padurim pritej të mësohej se çfarë do të vishte Melania Trump për takimin me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla. Është interesante se edhe këtë herë ajo zgjodhi një komplet elegant, kombinim të xhaketës dhe fundit me prerje të drejtë, sepse një lidhje të tillë mode e kishte