Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka nisur vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila u shty për në orën 14:00. “Po vazhdojmë seancën që kemi nisur dje për zgjedhjen e presidentit të Kuvendit. Edhe përkundër faktit që edhe dje edhe sot u kam bërë thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm në seancë dhe të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese, siç po e shihni deputetët nga partitë opozitare nuk janë të pranishëm”, ka thënë Haxhiu.
Ajo i është referuar edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për obligimet e deputetëve. “Të vetmen leje e kam marrë nga deputetja Afërdita Hajrizi që për arsye shëndetësore e ka pas të pamundur të jetë në seancë. Asnjë leje tjetër skam pranuar”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se deputetët janë të obliguar të ushtrojnë mandatin e tyre dhe i