Llapi arrin fitore të rëndësishme, e mposht Prishtinën e Re Futboll Gazeta Express 29/04/2026 16:55 Llapi ka shënuar një fitore të madhe në luftën për mbijetesë në Superligë. Llapjanët triumfuan 4:0 ndaj Prishtinës së Re, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar. Golat për vendasit i shënuan Arbnor Ramadani, Arianit Hasani, Edon Sadriu dhe Fiton Ademi.
Me këtë fitore, Llapi tani del në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 36 pikë. Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet me 28 pikë dhe me shumë pak gjasa për mbijetesë. Topics: #llapi #fitore #arrin