Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa, dy ditë pas pezullimit të tij. Arsyeja e shkarkimit është performanca e dobët, pas aksidentit të rëndë ku një 57-vjeçar i dehur përplasi për vdekje dy fëmijë në qytet, raporton A2CNN. Tafa u pezullua nga detyra dy ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Durrës ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi i dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në kuadër të masave pas aksidentit të rëndë po sot Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Në fakt më 10 prill ishte vetë Hita që urdhëroi heqjen e patrullave në rrugët interurbane dhe urdhëroi policinë rrugore të mos ndalonin drejtuesit e mjeteve. Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *