Ish-ministri dhe profesori universitar, Valon Murati, ka reaguar me tone kritike dhe ironike ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili – sipas Muratit – u është drejtuar bashkatdhetarëve me porosinë që të regjistrohen për ta votuar, me arsyetimin “se nuk po më lënë të punoj”. Në një postim, Murati e ka quajtur të çuditshme dhe të pabesueshme që Kurti, të cilin e cilëson si “njeriun më të votuar në Kosovën e pas pavarësisë”, pretendon se nuk po e lë opozita të punojë dhe se i duhen edhe më shumë vota. “Sot kryeministri Kurti iu paska drejtuar bashkatdhetarëve me një porosi të qartë: regjistrohuni për të më votuar, se nuk po më lënë të punoj!
E çuditshme, e pabesueshme! Njeriu më i votuar në Kosovën e pas pavarësisë, me mbi 50% të votave dhe Kuvendit të Kosovës, konstaton se op