Një ish-kryeredaktor i portalit zviceran “20 Minuten” realizoi një intervistë të gjatë me ambasadorin serb në Bern. Rezultati nuk është një bisedë kritike mbi pushtetin, përgjegjësinë apo të drejtat e njeriut, por një skenë e ndriçuar mirë për narrativat qeveritare serbe. Dhe këto të fundit janë çdo gjë tjetër veçse të padëmshme.
Për një gazetari që nuk kundërshton, shkruan portali i pavarur zviceran “Babanews”. “ Babanews ” është një platformë mediale e vlerësuar me çmime që raporton nga këndvështrimi i komuniteteve multietnike në Zvicër. Ky medium ka publikuar një analizë të detajuar lidhur me një intervistë të botuar së fundmi në gazetën “20 Minuten”.
Shkrimi i autores Albina Muhtari analizon bisedën e realizuar nga ish-kryeredaktori Gaudenz Looser me ambasadorin e Serbisë në Bern, Ivan