Atletico Madridi i Diego Simeones, “miliarder” në Ligën e Kampionëve

Atletico Madrid nuk arriti ta prekë finalen e Ligës së Kampionëve, por në aspektin financiar vazhdon të jetë ndër “kampionët” e mëdhenj të kompeticionit. Që nga ardhja e Diego Simeones dhe nga sezoni 2013/14 e deri sot, klubi bardhekuq ka arkëtuar plot 935.6 milionë euro nga Liga e Kampionëve, falë 13 pjesëmarrjeve radhazi në epokën moderne. Edhe këtë sezon, përpara se të llogaritet përfundimisht skema e re e të ardhurave e UEFA-s, Atletico ka gjeneruar 75.15 milionë euro.

Shifra pritet të rritet ndjeshëm – mbi 105 milionë euro – pasi në fund të sezonit do të shtohet edhe koncepti i ri i UEFA-s, i quajtur “shtylla e vlerës”, që kombinon tregun televiziv dhe koeficientët e klubit. Deri tani, të ardhurat e Atleticos në këtë edicion janë ndërtuar nga disa burime: pagesa për pjesëmarrjen në fa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *