Kastrioti finalisti i parë i playoff-it në Superligën e hendbollit

Skuadra e Kastriotit ka siguruar një vend në finale të playoff-it të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, pasi ka eliminuar Vëllaznimin e Gjakovës me dy fitore bindëse në gjysmëfinale. Pas triumfit në ndeshjen e parë në Ferizaj me rezultat 41:27, ferizajasit e konfirmuan kualifikimin të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku fituan me rezultat 43:34. Figura kryesore e ndeshjes së dytë ishte Yassine Henahen, i cili realizoi dhjetë gola për Kastriotin.

Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Festim Mustafa me shtatë gola dhe Felippe Teixeira me gjashtë realizime. Në anën tjetër, për Vëllaznimin u dallua Ardi Halili me 13 gola, ndërsa Florian Rexha shtoi tetë të tjerë. Pas ndeshjes, nga kampi i Kastriotit u vlerësua paraqitja e skuadrës dhe arritja në finale, duke the

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *