Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, ku është parandaluar një rast i dyshuar i kontrabandimit me ar të padeklaruar. Sipas njoftimit, rreth orës 16:10, mbi bazën e informacioneve inteligjente, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë me inicialet M.L. “Sot, rreth orës 16:10, mbi bazën e informacioneve inteligjente, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë (M.L.)”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet kanë bërë të ditur se në çantën e një pasagjereje me inicialet J.H. ja