Raportimet nga Spanja po sjellin detaje të reja për incidentin në stërvitjen e Real Madridit, që ka pushtuar mediat në orët e fundit . Sipas Marca, gjithçka ka nisur para seancës, kur Federico Valverde thuhet se refuzoi t’i shtrëngonte dorën Aurelien Tchouamenit, çka e acaroi atmosferën dhe e bëri stërvitjen të zhvillohej në një klimë të hapur tensioni. Një ditë më herët dyshja kishin probleme dhe një zënkë verbale dhe duket se francezi ka provuar të shuajë gjakrat një ditë pas.
Marca pretendon se pas kësaj, seanca u shndërrua në një “stërvitje armiqësore”, ndërsa situata kulmoi me një përleshje serioze në dhomën e zhveshjes. Në këtë përplasje, sipas të njëjtit raportim, Valverde ka pësuar një goditje të fortë, që i ka shkaktuar një prerje dhe e ka detyruar të shkojë për trajtim mjekësor n