Mungesa e bashkëpunimit ashtu si në Kuvend, partitë politike po i përcjell edhe në zgjedhjet e reja të 7 qershorit. Pak orë para se të skadojë afati për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore, në KQZ është deklaruar veç bashkimi i partive boshnjake, me shkurtesën Vakat. Në të njëjtën kohë, në fundin e 7 majit, skadon edhe një tjetër afat, ai i njoftimit për pjesëmarrje në këtë proces, nga partitë tanimë të regjistruara, procedurë të cilën e kanë kryer veç disa prej tyre.
“Janë 20 parti të regjistruara që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Eelezi. Në mesin e tyre, të paktën deri në orën 15:00, pjesëmarrjen e konfirmoi LDK, AAK dhe PSD. Ndërsa, disa parti të tjera, si Vetëvendosje e PDK, këtë procedurë e kanë lënë që ta kryejnë në mo