Ka raportime gjithnjë e në rritje se Milani është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes personale me Leon Goretzkan, i cili do të jetë lojtar i lirë pas largimit nga Bayern Munich. Mesfushori me përvojë ka qenë prej kohësh në radarët e “Rossonerëve” si një përforcim potencial që mund t’i shtojë eksperiencë një skuadre ku tashmë bëjnë pjesë Luka Modric dhe Adrien Rabiot. Ai i mbushi 31 vjeç në shkurt dhe do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë nga 1 korriku, kur i skadon kontrata aktuale me Bayern Munich.
Sipas ESPN Deportes dhe ActuFoot , Milani tashmë është i bindur se është jashtëzakonisht pranë arritjes së një marrëveshjeje me Goretzkan. Konkurrenca për firmën e tij ka qenë e madhe, përfshirë edhe brenda Serie A nga Napoli dhe Juventusi, si dhe Arsenal, Olympique Marseille dhe Baye