AKR nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, Abrashi: Jemi në negociata me partitë politike

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Emir Abrashi ka thënë se nuk do të garojnë të vetëm në zgjedhjet e parakohshme dhe se janë në fazën e konsultimeve dhe negociatave politike. Abrashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pjesëmarrja apo mospjesëmarrja e tyre në kuadër të listës së ndonjë subjekti tjetër politik do të varet nga serioziteti i ofertave që do të marrin. “Aktualisht, Aleanca Kosova e Re është në fazën e konsultimeve dhe negociatave politike, pasi kemi pranuar disa oferta nga subjekte të ndryshme politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Ajo që mund të konfirmojmë në këtë fazë është se AKR nuk do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Megjithatë, pjesëmarrja apo mospjesëmarrja jonë në kuadër të listës së ndonjë subjekti tjetër politik do të varet nga ser

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *