Investimi në të rinjtë dhe zhvillimi i aftësive profesionale janë thelbësore për ndërtimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe më të përgatitur për të ardhmen. Në kuadër të këtij vizioni, në ambientet e rrjetin e marketit Meridian Express u mbajt ceremonia e parë e certifikimit të nxënësve të drejtimit Tregti nga SHML “7 Shtatori” në Prishtinë , pjesë e sistemit të Arsimit Dual në Kosovë. Ky model po krijon ura të drejtpërdrejta mes arsimit dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve aftësi praktike, përvojë reale pune dhe mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Drejtori në MASHTI, z. Lah Nitaj, theksoi se ky është rezultat i bashkëpunimit institucional dhe dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të Arsimit Dual. Nga Meridian Express, z.
Kemajl Bajrami ritheksoi p