Zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje e LDK sot mbajnë mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm Lajme Gazeta Express 09/05/2026 8:01 Lëvizja Vetëvendosje sot nga ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e Këshillit të saj të Përgjithshëm. Ndërkaq, nga ora 12:00 edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u caktuan më 7 qershor pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte Presidentin e ri të vendit.
Të dyja këto parti pritet të nominojnë për kryeministër krerët e tyre, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku. Ky i fundit mbrëmë bëri një postim në Facebook ku iu drejtua anëtarësisë së partisë së tij me disa zotime. “Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.
Ata që kanë qëndruar gjithmonë. Ata që janë larguar. Ata që kanë heshtur.
Ata që ende besojnë. Sepse LDK