Bie çmimi i naftës për katër cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar sot çmimet e derivateve. Në njoftimin e MINTI-t bëhet e ditur se çmimi i naftës është liruar për katër cent krahasuar me çmimin e së premtes, ndërsa benzina dhe gazi janë më lirë për një cent. Sot çmimi maksimal i naftës është 1.63 euro për litër, i benzinës 1.51 euro për litër dhe i gazit 0.80.

Ndërkaq, të premten nafta ishte 1.67 euro për litër, benzina 1.52 euro dhe gazi 0.81 euro. /Telegrafi/ Të Tjera Ekonomi Topics: #euro #dhe #cent

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *