Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër. Abdixhiku në një deklaratë për media pas mbledhjes së Këshillit tha se LDK e votoi në unanimitet të plotë propozimin e Kryesisë që në zgjedhjet e 7 qershorit Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër dhe lista zgjedhore t’i ketë 110 kandidatë për deputetë. Ai theksoi se Osmani do të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe do të jetë vetë e 20-ta në listën e LDK-së.
“Në këtë drejtim të ofrojmë një platformë zhvillimore të brendshme, integruese jashtë që i kthen dinjitetin politikës kosovare dhe përfaqësimit të Kosovës”, tha ai, rap