Ministria amerikane e Energjisë njoftoi të premten se 13.5 kilogramë uranium shumë të pasuruar janë larguar nga Venezuela, në një operacion të përbashkët të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Venezuelës. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, uraniumi pas një operacioni kompleks dhe të ndjeshëm është transportuar në mënyrë të sigurt me rrugë tokësore dhe detare nga Amerika e Jugut në Amerikën e Veriut. Materiali më pas është dërguar në kompleksin e Ministrisë amerikane të Energjisë në Karolinën e Jugut, pasi u largua nga një objekt që ndodhet 15 kilometra larg Karakasit.
Ministria amerikane e përshkroi operacionin si një fitore për SHBA-në, Venezuelën dhe botën. Brandon Williams, administrator i Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore pranë kësaj ministrie, tha se largim