Kurti uron Ditën e Evropës: Mandatin e ardhshëm marrim statusin e kandidatit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës me një mesazh në të cilin ka theksuar rëndësinë historike të projektit evropian dhe domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Duke cituar Robert Schumanin – “Evropa nuk do të bëhet menjëherë apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de fakto” – Kurti ka kujtuar se Bashkimi Evropian lindi mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, si përgjigje ndaj nevojës ekzistenciale për paqe të qëndrueshme.

Ai ka thënë se paqja në Evropë nuk u ndërtua mbi harresë, por mbi drejtësi dhe përgjegjësi ndaj viktimave të luftës, duke përmendur gjyqin e Nurembergut si një pikënisje të kësaj qasjeje. Sipas Kurtit, drejtësia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *