Një grua ka lindur pesënjakë në shtetin rajonal Harari të Etiopisë, pas 12 vitesh përpjekjesh për të pasur një fëmijë. Bedriya Adem tha se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin “tepër të gëzuar” që “u bekuan me pesë fëmijë njëherësh”. 35-vjeçarja lindi katër djem dhe një vajzë, të cilët janë të gjithë “me shëndet të plotë”, në Spitalin e Specializuar Hiwot Fana, tha spitali.
“Nuk mund ta shpreh lumturinë time me fjalë”, tha ajo, duke kujtuar se si ishte “e mbushur me depresion dhe dhimbje” derisa lutjet e saj u përgjigjën. Drejtori i spitalit, Dr. Mohammed Nur Abdulahi, tha se nëna dhe foshnjat mbetën nën kujdesin mjekësor në spital.
Mjeku njoftoi se Bedriya kishte mbetur shtatzënë natyrshëm, pa ndihmën e fertilizimit in vitro (IVF), të cilin spitali nuk e ofron. Raporto