Shpërthim i dyshuar i një varke plagos 11 persona në Miami Lajme Gazeta Express 10/05/2026 7:53 Autoritetet amerikane po hetojnë shkakun e një shpërthimi në bordin e një varke që plagosi 11 persona në Miami, Florida jugore. Shefi i Batalionit të Shpëtimit nga Zjarri në Miami-Dade, Juan Arias, u tha gazetarëve se ekipet e emergjencës iu përgjigjën raporteve për një “shpërthim të mundshëm në një varkë” në Haulover Sandbar, një vend i njohur turistik. Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spitalet lokale për t’u trajtuar për djegie dhe lëndime traumatike, tha Arias.
Zyrtarët nuk e kanë zbuluar shkakun e shpërthimit. BBC i është drejtuar Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Miami-Dad për detaje të mëtejshme. “Pamë tre persona duke fluturuar nga varka,” tha dëshmitari okular dhe qiradhënësi l