Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar rikthimin në operim të Njësisë A4 të TC Kosova A, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve teknike për startim. “Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim”, thuhet në njoftim. Sipas KEK-ut, procesi i startimit është realizuar në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë.
“Startimi i njësisë, në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa procesi i sinkronizimit është realizuar me sukses rreth orës 09:00”, njofton KEK. Korporata ka falënderuar stafin e përfshirë në këtë proce