Sa vota i ka Sejdiu për President? Kurti thotë 74, Abdixhiku: Numrat nuk janë Lajme Gazeta Express 03/09/2026 8:00 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë takuar të mërkurën në përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik dhe sigurimin e votave për zgjedhjen e presidentit. Pas takimit, Abdixhiku tha se aktualisht nuk janë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit, pas vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut.
“Përpjekje do të ketë, por numrat për momentin nuk janë për të zgjedhur presidentin e vendit”, deklaroi Abdixhiku. Në anën tjetër, Kurti, pas takimit me përfaqësuesit e komuniteteve, tha se kandidatura e Sejdiut aktualisht ka 74 vota, duke shtuar se më parë kandidatja Feride Rushiti kisht