Laurent Krasniqi, një prej figurave të njohura të rrjeteve sociale në Kosovë dhe ish-banor i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ka vdekur mbrëmjen e 2 shtatorit 2026, si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se motoçiklisti ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut Rajonal. Krasniqi ishte bërë i njohur fillimisht përmes rrjeteve sociale, veçanërisht TikTokut, ku publikonte kryesisht video humoristike dhe përmbajtje argëtuese. Stili i tij spontan dhe bashkëpunimet me mikun e tij, Fitim Sylejmani, kishin bërë që dyshja të krijonte një audie
Topics: #dhe #laurent #krasniqi