Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot në ora 11:00 do të jenë në Kuvendin e Kosovës. PDK thekson se po kërkojnë konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit “Edhe sot, në ditën e 27-të të përmbysjes së rendit kushtetues, PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti. Kaq.
Demokraci. E kush është për demokraci, rend kushtetues dhe funksionim normal të shtetit, i presim sot në sallën e Kuvendit, në orën 11:00. PDK do të jetë aty!’, thuhet në njoftimin e PDK-së.
/Telegrafi/ Politikë Kosovë Lajme
Topics: #pdk #sot #edhe