Vendosen pesë shporta të reja për mbeturina në Drenoc

Në fshatin Drenoc janë vendosur pesë shporta të reja për mbeturina, pas kërkesave të banorëve për përmirësimin e pastërtisë dhe mirëmbajtjes së ambientit. Lajmin e ka bërë të ditur Drenoc i Vokshit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se shportat janë vendosur në disa pika të fshatit. Nga banorët është kërkuar që shportat të mirëmbahen dhe të përdoren me kujdes, ndërsa është bërë thirrje që të përdoren edhe qese për mbeturina, në mënyrë që mbledhja dhe pastrimi i tyre të lehtësohet.

“Pastërtia e fshatit është përgjegjësi e të gjithëve”, thuhet në njoftim, duke u bërë thirrje banorëve që të kontribuojnë edhe në mirëmbajtjen e hapësirave përreth pronave të tyre. /Telegrafi/ Lajme Mjedis Rajoni i Prishtinës Prishtina Prishtina

Topics: #mbeturina #drenoc #dhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *