Danimarka dërgon rekrutët në Grenlandë, ndërsa tensionet në Arktik rriten

Për herë të parë në historinë e kohëve të fundit, Danimarka ka vendosur rekrutë ushtarakë në Grenlandë, në një lëvizje që tregon rëndësinë gjithnjë e më të madhe strategjike të Arktikut. Vendosja e trupave vjen në një periudhë tensionesh të shtuara, veçanërisht pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për dëshirën e SHBA-së për të marrë kontrollin e Grenlandës, transmeton Telegrafi. Trump e ka argumentuar këtë qëndrim me çështje të sigurisë kombëtare dhe ka kritikuar Kopenhagën për atë që e konsideron mungesë të investimeve në mbrojtjen e Arktikut.

Danimarka dhe Grenlanda e kanë kundërshtuar prerazi idenë e ndryshimit të statusit të territorit. Rekrutët janë pjesë e grupit të parë të programit të ri danez të shërbimit ushtarak, i cili është zgjatur për të përgatitur ushtarë të

Topics: #danimarka #trump #tensionet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *