Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë për përshkallëzimin e ri me Iranin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë jo vetëm për të mbrojtur Izraelin, por edhe për të parandaluar që konflikti të shtrihet drejt Lindjes së Mesme dhe Evropës. “Po e bëjmë për të ndihmuar Lindjen e Mesme. Po e bëjmë për të ndihmuar Izraelin dhe po e bëjmë për të mbrojtur veten”, deklaroi Trump, transmeton Telegrafi.
Sipas presidentit amerikan, nëse Irani do të shkatërronte Izraelin dhe më pas do të zgjeronte sulmet në rajon, objektivi i radhës mund të ishin vendet evropiane dhe madje edhe qytetet amerikane. Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “po ia dalin shumë mirë” në përballjen me Iranin, ndërsa u përpoq të qetësonte publikun izraelit pas përshkallëzimit të fundit. “Izraeli nuk duhet të sh