Mosab Hassan Yousef, djali i një prej figurave themeluese të Hamasit dhe ish-informator i agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet, ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara pas një fjalimi me deklarata të ashpra kundër myslimanëve. Gjatë një samiti hebreo-amerikan të zhvilluar fundjavën e kaluar në Los Angeles, Yousef bëri thirrje që myslimanët të largohen nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur një gjuhë tejet fyese dhe denigruese. “Unë nuk dua myslimanë në Amerikë.
Dilni që këtej, shkoni në gropat e pisllëkut nga keni ardhur dhe reformoni vendet tuaja”, deklaroi ai. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga një pjesë e audiencës, raportojnë mediat . Yousef vijoi me deklarata edhe më të ashpra ndaj besimit islam.
“Nuk më intereson fare Kurani, profeti juaj dhe gjithë besimi juaj