Hetuesit gjermanë kanë zbuluar detaje të reja rreth tentativës për sulm me dron ndaj një avioni ukrainas të transportit në aeroportin e Leipzigut, ndërsa gjurmët kryesore çojnë drejtpërdrejt në Serbi, shkruan e përjavshmja gjermane Spiegel, duke iu referuar burimeve nga qarqet e sigurisë. Njëri prej të dyshuarve për sulmin në Leipzigut lidhet me një person të arrestuar në Serbi në muajin qershor për posedim eksplozivi. Sipas Spiegel, policia serbe më 11 qershor ndaloi pranë kufirit me Hungarinë dy automjete që po udhëtonin drejt Bashkimit Evropian.
Në to ndodheshin Danilo B., shtetas serbo-rus, dhe shtetasi serb Slobodan D. Policët gjetën në automjetin e parë pjesë të një droni të modifikuar dhe pajisje kontrolli, ndërsa në automjetin e dytë, në një ndarje të fshehtë, zbuluan kanaçe të mbu