Komuna e Kumanovës hap konkursin për simbolin që do ta përfaqësojë qytetin

Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e “Suvenirit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026”, duke ftuar persona fizikë dhe juridikë të paraqesin ide për një produkt autentik që do të simbolizojë qytetin. Sipas njoftimit, suveniri i përzgjedhur duhet të pasqyrojë veçoritë karakteristike të Kumanovës, traditën, si dhe trashëgiminë e saj kulturore dhe historike. Ideja është që përmes këtij konkursi të promovohen kreativiteti, punimet artizanale dhe produktet autentike, por njëkohësisht të krijohet një suvenir që mund të përdoret edhe si mjet për promovimin turistik të qytetit.

Konkursi synon të kontribuojë në rritjen e identitetit dhe promovimit të Kumanovës, duke krijuar një produkt që do të jetë lehtësisht i dallueshëm dhe i lidhur me qytetin. Sipas kushteve të konkursit, s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *