Trajneri spanjoll përballet me një detyrë të vështirë për ta mbajtur në ekuilibër mesfushën e Chelseat, pasi në fund të afatit kalimtar u largua Enzo Fernández dhe klubi nuk arriti të sigurojë një zëvendësues. Xabi Alonso mbërriti te Chelsea me objektivin për të ndërtuar një skuadër fituese, e aftë për të luftuar sërish për trofe. Deri tani, gjërat kanë nisur mirë për trajnerin spanjoll.
Chelsea ka marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para të Ligës Premier dhe ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Ligës. Edhe pse kundërshtarët deri tani nuk kanë qenë ndër skuadrat më të mëdha të Anglisë, starti mund të konsiderohet pozitiv. Në afatin kalimtar, Alonso dhe drejtuesit e klubit bënë një ristrukturim të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa Chelsea ishte klubi i dytë që shpenzoi më s