Shtatë kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, Pastrimi apelon për kujdes

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se shtatë kontejnerë janë djegur vetëm gjatë natës, në dy rrugë të Prishtinës – “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”. Përmes një njoftimi, kompania ka apeluar te qytetarët që të mos i djegin kontejnerët dhe të mos hedhin mbeturina të ndezura në ta. Sipas “Pastrimit”, djegia e kontejnerëve paraqet rrezik për shëndetin dhe ndot ndjeshëm ajrin dhe ambientin në lagje.

“Është tepër i rrezikshëm për shëndet ky veprim. Gjobitet edhe nga shteti”, thuhet në apelin e kompanisë. Kompania ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, dëme materiale dhe ndotje të mjedisit.

/Telegrafi/ Lajme Prishtina Rajoni i Prishtinës Prishtina Topics: #dhe #pastrimi #kompania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *