Në territorin e Bashkisë së Shkupit, ka vetëm një zjarr aktiv në ambient të hapur që hyri në anën e RMV-së nga ana e Kosovës dy ditë më parë në afërsi të fshatit Graçan, komuna e Gjorçe Petrovit, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. Ai shtoi se zjarri nuk kërcënon zonat e populluara, kryesisht digjet bar, shkurre dhe dëllinja të ulëta, të cilat krijojnë flakë të forta dhe tym edhe më të fortë. Në disa vende, zjarri po lëviz ulët në tokë përmes një pylli të përzier.
“Të mërkurën, përveç zjarrfikësve të Shkupit, në shuarje morën pjesë edhe dy traktorë ajrorë të Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve. Dje (e enjte) një helikopter i policisë ndihmoi shërbimet e zjarrfikësve të Kosovës duke shuar zjarrin nga ana e Kosovës, ku zjarri ishte më intensiv sep