AVONET ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e ditarëve shkollorë në shkollat e Kosovës, edhe në ditën e katërt nga fillimi i vitit të ri shkollor. Sipas AVONET, ditari shkollor është një mjet bazë për evidentimin, dokumentimin dhe administrimin e procesit mësimor, ndërsa mungesa e tij në ditët e para të vitit shkollor ngre shqetësime për planifikimin dhe menaxhimin institucional. “Fakti që mësimdhënësit, në ditët e para të vitit shkollor, nuk kanë në dispozicion një mjet elementar të punës, është i papranueshëm dhe ngre seriozisht çështjen e planifikimit dhe menaxhimit institucional të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e AVONET.
Kjo organizatë ka ngritur pyetje se pse ditarët nuk janë siguruar dhe shpërndarë para fillimit të procesit mësimor dhe kush mban përgjegjësi pë