Prebreza: Shkolla e Lismirit do të zëvendësohet me objekt të ri, mësimi vazhdon përkohësisht në ndërtesën ekzistuese

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se mësimi në shkollën e fshatit Lismir do të vazhdojë gjatë këtij viti shkollor në objektin ekzistues, pavarësisht gjendjes së rënduar të tij. Prebreza ka bërë të ditur se gjatë një takimi me banorët e Lismirit është diskutuar për gjendjen e shkollës, e cila, sipas tij, është e vjetërsuar, ndodhet në zonë të rrezikuar nga vërshimet dhe gjatë reshjeve përballet me depërtim të ujit, lagështi dhe erë myku. Ai ka thënë se u ka propozuar banorëve që përkohësisht nxënësit të vijojnë mësimin në Gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, me transport të organizuar dhe të financuar nga Komuna, por shumica e tyre kanë kërkuar që mësimi të vazhdojë në Lismir.

Duke respektuar këtë kërkesë, Prebreza ka njoftuar se Komuna do të ndërhyjë në objektin ekzi

Topics: #prebreza #lismirit #tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *