Fushat sintetike po rrisin lëndimet te fëmijët dhe futbollistët? Flet Skifter Ymeri

Lëndimet në futboll, veçanërisht ato që lidhen me gjurin dhe shputën, janë ndër shqetësimet më të shpeshta me të cilat përballen sportistët, por edhe fëmijët që ushtrojnë në akademi sportive. Për këtë temë ka folur fizioterapeuti Skifter Ymeri, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati . I pyetur se cilat janë lëndimet më të zakonshme që ndodhin në fushë, Ymeri tha se ato mund të jenë të ndryshme, por sipas tij, më të shpeshtat janë lëndimet e gjurit.

“Lëndime ka të ndryshme, por siç po e shikojmë, lëndimet më të shpeshta janë të gjurit”, tha ai. Sipas Ymerit, një nga arsyet kryesore që po ndikon në rritjen e këtyre lëndimeve në Kosovë është përdorimi i fushave sintetike. “Sot në Kosovë arsyeja kryesore janë fushat sinte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *