Shqipëria edhe të shtunën do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e orë të plota me diell. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s, Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
/Telegrafi/ Shqipëri Lajme Topics: #moti #parashikohet #era