“Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar

“Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar Lajme Gazeta Express 05/09/2026 9:49 Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme. Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve. Një i moshuar, teksa qëndron pranë shtëpisë së tij të moshuar, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

“Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë./TCh/ Topics: #fier #vete #moshuari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *