Banesa, tokë dhe ullinj të shkrumbuar – Himara një ditë pas zjarrit

Me dhjetëra hektarë tokë të shkrumbuara totalisht nga flakët, qindra rrënjë ullinj të djegur dhe banesa të shkrumbuara totalisht. Është kjo pamja mëngjesin e kësaj të shtune në Himarë, pas një nate në luftë me flakët që përfshinë kodrat pranë bypass-it dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Nga të dhënat e deritanishme raportohen se nga zjarri janë 6 shtëpi të konfirmuara të djegura, 3 të banuara dhe 3 të pabanuara, raporton A2cnn.

Nga zjarri u rrezikuan edhe rreth 40 banesa të tjera, ndërsa flakët përfshinë edhe sipërfaqe me pemëtari. Terreni i vështirë dhe errësira e bënë edhe më të komplikuar ndërhyrjen, ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve dhe bizneseve pranë zonës së rrezikuar të largoheshin për të shmangur pasoja më të rënda. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit e Himar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *