Gjermania reagon ndaj videos së publikuar nga ministri izraelit: E tmerrshme, e papranueshme, e neveritshm

Gjermania ka dënuar ashpër një video të krijuar me inteligjencë artificiale nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ku paraqiten të burgosur palestinezë në një shirit transportues. Kritikët i kanë krahasuar pamjet me skena nga kampet naziste të përqendrimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, tha në Berlin se e kishte parë videon kontroverse.

“Me sa di, ndërkohë është fshirë, por kjo nuk e bën më pak të tmerrshme. Natyrisht, kjo është plotësisht e papranueshme. Është e tmerrshme”, deklaroi Giese.

Ministri izraelit, Ben-Gvir: Netanyahu nuk dëshiron të fotografohet me mua Ai theksoi se Gjermania “e kundërshton qartë” politikën dhe mënyrën e shprehjes së Itamar Ben-Gvir, duke shtuar se qëndrimi i Berlinit për këtë çështje është “plotësisht i qartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *